Grabitet pika e këmbimit valutor në Kamëz, hajdutët vjedhin rreth 10 mijë euro
- 2 February, 2024
Një grabitje është regjistruar në një pikë të këmbimit valutor në Kamëz. Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në Exchange dhe kanë arritur të marrin rreth 10 mijë euro.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, afër Institutit Bujqësor.
Mësohet se 3 autorët kanë arritur të shembin një pjesë të murit të ndërtesës dhe më pas kanë realizuar grabitjen. Pasi kanë arritur të kryejnë misionin e tyre, autorët kanë përdorur një automjet tip BMW për t’u larguar.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ