Grabitet argjendaria në Fier/ Arrestohet 35-vjeçari, policia i gjen në shtëpi varëse floriri


Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Fier, pasi dyshohet se ka vjedhur bizhuteri floriri në një argjendari në qendër të qytetit.

Shtetasi me iniciale Sh. K., banues në fshatin Frakull e Vogël, është identifikuar si autor i grabitjes së pak ditëve më parë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur një varëse floriri, që dyshohet se ai e ka vjedhur në këtë argjendari.