Grabitësit spanjollë nuk i tremben përmbytjeve, vjedhin dyqanet në zonat e prekura, 39 të arrestuar
- 31 October, 2024
Policia thotë se ka gjetur një numër sendesh të vjedhura. Grabitësish kishin shënjestruar një argjendari, ku kishin vjedhur objekte me vlerë të lartë. Megjithatë policia sekuestroi sendet e vjedhura.
Prej ditësh Spanja është goditur nga reshje të dendura shiu dhe përmbytje, duke bërë që 158 persona të kenë humbur jetën. Zona më e prekur është Valencia, e cila numëron numrin më të lartë të viktimave.
Përmbytjet e shpejta që përshkuan pjesë të Spanjës lindore kanë shkatërruar ndërtesa dhe infrastrukturë, duke fshirë makina dhe duke grumbulluar mbeturina në rrugë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ