Një 22-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se, në bashkëpunim me një person tjetër, i mori me dhunë 1000 euro një 35-vjeçari në zonën e Zall Mnerit.
Pas denoncimit të bërë nga viktima, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 5 identifikuan autorët e dyshuar:
• D. S., 22 vjeç, i cili u arrestua
• M. J., 23 vjeç, shpallur në kërkim
Të dy të rinjtë, banues në Kamëz, pasi kryen grabitjen, u larguan me një automjet tip “Peugeot”, i cili u gjet dhe u sekuestrua nga policia si provë materiale.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për kapjen e autorit të dytë, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ