Grabitën dhe dhunuan për vdekje të moshuarin në Mallakastër, Prokuroria dërgon për gjykim tre të akuzuarit

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre të akuzuarit për grabitjen dhe vrasjen e 89-vjeçarit Çaush Shehaj në fshatin Klos të Mallakastrës.

Ervis Halimi, Musa Gudo dhe F.Ç. akuzohen për vjedhje me pasojë vdekjen dhe mbajtjen e armëve pa leje. Ngjarja, e ndodhur në 19 nëntor 2022, rezultoi me vdekjen e të moshuarit dhe plagosjen e rëndë të bashkëshortes së tij, pas një dhune të ushtruar gjatë grabitjes.

Provat, përfshirë gjak dhe dëmtime në banesë, tregojnë përdorimin e forcës nga autorët.