Gra në drejtim të policisë? Çfarë tha sot ministri i brendshëm

Sot pritet botimi në fletoren zyrtare të ligjit për Policinë e Shtetit. Aplikimet janë për të gjithë ata që do të garojnë për drejtues qarku ose për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Risi për të këtë vit janë edhe aplikimet për gratë, vajzat në role drejtuese. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha gjatë një takimi me gazetarët që mbulojnë kronikën e zezë.

Hoxha tha se mbyllja e proçesit të gradave për më shumë se një dekade ishte diçka e padrejtë dhe ka dëmtuar një brez të tërë në polici.

Tre objektivat e ministrit Hoxha janë:

 

Projekti Smart City.

 

Ndryshimi gjenrateve në Polici nëpërmjet konkursit sipas ligjit të ri.

 

Kompania Identitek dhe krijimi identitit digjital për shqiptarët.