Icardi gjen “ngushëllim”, sulmuesi nis një raport të ri me avokaten e tij?

Mauro Icardi duket se ka gjetur shpejt ku të “ngushëllohet” pas ndarjes me Uanda Narën. Sulmuesi ka vendosur të shkëputet përfundimisht nga bashkëshortja e tij pas 10 vitesh mes shumë historish mes tyre, por pak kush mendonte se ai do ta harronte gruan për avokaten e cila po merret me divorcin e tij.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Ikardi ka dhënë prej kohësh dritën e gjelbër që palët të ndahen përfundimisht dhe ia ka besuar mbrojtjen e tij studios ligjore të Angela Burgos, një avokate kolumbiane e cila ka edhe një program televiziv ku flet për çështjet ligjore.

Edhe pse italianët insistojnë se mes tyre ka më shumë se bashkëpunim avokat-klient, ajo ka refuzuar publikisht se ka diçka mes të dyve.

Megjithatë për momentin avokatja bukuroshe Angela Burgos ka mohuar gjithçka, teksa në një intervistë ka pranuar se Mauro është një mashkull tërheqës, por mes tyre nuk ka asnjë “feeling” dhe se ajo vazhdon të jetë single.