Gonzato bën thirrje partive politike: Bashkëpunoni për reformën në drejtësi dhe votën e emigrantëve

Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato tha se reforma në drejtësi ka përparësi të madhe.

Ai u bëri thirrje palëve politike që të bashkëpunojnë për reformën në drejtësi dhe votën e emigrantëve.

Gonzato: Mesazhi është i qartë; Ne i japim një përparësi të madhe reformës në sistemin e drejtësisë, mënyrës se si po tregon ajo me frytet e saj. Duhet të lejojmë që të bëje punën e saj.

Shpresoj që maxhoranca dhe opozita të arrijnë mirëkuptim për të vijuar me reformën zgjedhore, për votën e emigrantëve. Ka disa vendime të Gjykatës Kushtetuese që duhet të trajtohen. Nuk mund ta them unë se Diaspora të të drejtë apo jo të votojnë. Por partitë politike duhet të arrijnë konsensus.