Gonxhja më i votuari në Tiranë: S’ka lidhje me Bashkinë, një përgjegjësi për të punuar më shumë

Blendi Gonxhja kandidati për deputet më i votuar në zgjedhjet e 11 Majit foli sot ne lidhje me rezultatin. Ndër të tjera ai tha se është gëzim dhe krenari por nga ana tjetër e cilësoi rezultatin e arritur një përgjegjësi për të punuar më shumë 4 vitet e ardhshme dhe se është një barrë që të rëndon.

“Një përgjegjësi një barrë e cila të rëndon shumë më tepër sesa po të mos isha kandidat i votuar, është një gëzim krenari kur shikon rezultatin por nga ana tjetër është përgjësi shumë e madhe e cila duhet të përkthehet menjëherë në përveshje mëngësh për të punuar.’-tha Gonxhja.

Ndërsa teksa u pyet për të garuar në Bashkinë e Tiranës. Gonxhja u shpreh se kjo nuk ka lidhje me drejtimin e bashkisë.

“Mendoj që Bashkia e Tiranës e ka zyrtarisht kryetarin e vet dhe daten e re te zgjedhjeve në kohën e vet. Mendoj që nuk ka lidhje me këtë gjë. Natyrisht pritshmëria shumë positive e qarkut Tiranë të mbush me krenari por nuk shoh lidhje direkte me bashkisë së Tiranës, përvec se asaj që ne të gjtihë si kandidat dhe anëtarë të ri të përlamentit shqiptar duhet të ndjejmë sapo të kemi para syve tanë si deputet apo si ministër tema ëështje akte vendime që lidhen më bashkinë Tiranë që bashkia Tiranë është organi I qeverisjes vendore më i rëndësishme në rang republike dhe ndikon në jetën e një numri të jashtëzakonshmë të qytetarëve tanë dhe ne duhet të jemi akoma më të vëmendshëm dhe me çdo situatë dhe punë që lidhet me bashkinë Tiranë”-përfundon Gonxhja.