Gogla ‘të pamëshirshme” për skuadrat shqiptare, njohin rivalin e raundit të parë në turnet e UEFA-s

Partizani do të përballet me Bate Borisov në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

Kampionët e Shqipërisë do të përballen me rivalët bjellorusë në fushë asnjëanëse, nisur nga vendimi i UEFA-s për ekipet ruse dhe bjelloruse si penalizim për agresionin rus në Ukrainë.

Bate Borisov është klubi më i suksesshëm në Bjellorusi me 15 tituj kampionë të fituar.

Në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, Tirana do të përballet me ekipin gjeorgjian të Dinamo Batumi.

Rivalët gjeorgjianë të bardhebluve kanë fituar një titull kampion në 2021, një Superkupë në vitin 2022 dhe një vend të dytë në renditje në edicionin e kaluar.

Ndërsa fituesit e Kupës së Shqipërisë, Egnatia do të ndeshen me ekipin armen të Araratit. Kjo skuadër është themeluar në vitin 2017.

Ndërsa goglat kanë vendosur kundër Vllaznisë ekipin nga Irlanda e Veriut, Linfield.

Takimet e para do të luhen më 13 korrik, ndërsa të kthimit 1 javë më pas. Gjilani do ta zhvillojë ndeshjen e parë në transfertë me skuadrën nga Luksemburgu Progres Niederkorn.

Ndërsa Dukagjini përballet me ekipin nga Gjibraltari, Europa. Rivalët e Shkëndijes së Tetovës do të jenë uellsianët e Haverfordwest County Kurse Shkupi ndeshet me lituaneztët e Hegelmann.