“Goditje fatale për organizatat kriminale”, Meloni: Pakti për emigrantët me Shqipërinë, leksion për Europën
Në dy vite e gjysmë që pas votëbesimit si Kryeministre e Italisë, Giorgia Meloni pohon për të përditshmen “Corriere della Sera” se nuk ka bërë kurrë një zgjedhje për të cilën duhet të ndihet e turpëruar, pavarësisht gabimeve që i njeh vetes.
Teksa flet për përplasjet me gjyqësorin lidhur me marrëveshjen e emigrantëve të nënshkruar në 6 Nëntor të vitit 2023 me Shqipërinë, Meloni e cilëson protokollin me palën shqiptare si një zgjidhje përparimtare.
Deklaratat e Melonit vijnë në një kohë kur në fund të dhjetorit qeveria italiane vendosi të ecet përpara me zbatimin e protokollit për dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar drejt kampit të Gjadrit.
Planin për të vijuar marrëveshjen me Shqipërinë, kabineti i Giorgia Melonit e bazon tek vendimi i Gjykatës së Lartë i 19 Dhjetorit, ku thuhet se është e drejtë e qeverisë për të përcaktuar listën e vendeve të sigurta të origjinës.
Gjykata e Romës, e cila me vendimet e saj ktheu dy herë anijen Libra, ka kërkuar mendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut për vendet e sigurta të origjinës.
Ndërsa më 25 shkurt Gjykata Evropiane e Drejtësisë pritet të japë një vendim mbi përcaktimin e vendeve të sigurta.