Goditje e madhe për Ferrarin në Kinë, Hamilton dhe Leclerc mbeten pa pikë pas garës
Dy pilotët e Ferrarit janë skualifikuar nga Çmimi i Madh i Kinës dhe janë hequr të gjitha pikët që fituan në garën e mëngjesit të sotëm.
Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc patën një ditë shumë të keqe në Shangai. Së pari, Leclerc u përplas me Hamilton në kthesën e parë, duke dëmtuar krahun e tij të përparmë, por ky nuk ishte fundi i problemeve të tyre.
Edhe me një makinë të dëmtuar, Leclerc kaloi vijën e finishit në vendin e pestë, dhe Hamilton në të gjashtin, por tre orë pas garës ata u skualifikuan dhe humbën përkatësisht 10 dhe 8 pikë.
Makina e Leclerc ishte më e lehtë se sa minimumi i lejuar në peshimin e rregullt pas garës. Ai duhet të peshonte të paktën 800 kilogramë, por peshonte 799 dhe për këtë arsye u skualifikua.
Hamilton u skualifikua për një gabim teknik. Gjegjësisht, tjegulla në dyshemenë e pasme të veturës së tij ishte konsumuar më shumë se sa lejohej dhe ai gjithashtu kishte mbetur pa pikë.