“Goditja e Trump”, monedha kineze bie në nivelin më të ulët që nga viti 2007

Juani i Kinës ka rënë në nivelin e tij më të ulët në gati 18 vjet.

Monedha aziatike ra në 7,3518 juanë për dollarë, niveli më i ulët që nga 26 dhjetori 2007.

Rënia vjen pas përshkallëzimit të një lufte tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë. Tarifat “reciproke” të presidentit të SHBA-së, Donald Trump ndaj dhjetëra vendeve hynë në fuqi të mërkurën, duke përfshirë taksat masive 104% për mallrat kineze.

Sipas disa analistëve, kjo është një shenjë se banka qendrore po lehtëson më tej kontrollin e saj mbi monedhën për të ndihmuar në kompensimin e ndikimit negativ mbi eksportet nga një luftë tregtare në përshkallëzim.

Një juan më i dobët mund të lehtësojë disa presione mbi eksportuesit kinezë duke i bërë shitjet e tyre – një shtytës kryesor ekonomik për vendin – më të lira ndërsa tensionet tregtare midis Kinës dhe SHBA-së rriten.