Emri/ Goditi të riun me levë dhe e kërcënoi me pistoletë, arrestohet 48-vjeçari në Fier
Një 48- vjeçar është arrestuar në Fier pas një sherri të dhunshëm me një 25- vjeçar. Mësohet se shtetasi Alfred Mëhilli e ka goditur me levë të riun me ineciale K.K., ndërsa e ka kërcënuar edhe me pistoletë sportive.
Sipas policisë leva dhe pistoleta u sekuestruan si provë materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestoi në flagrancë: A. M., 48 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasin K. K., 25 vjeç, e ka goditur atë me send të fortë (levë) dhe e ka kanosur me pistoletë sportive. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale leva dhe pistoleta sportive”, njofton policia.