Goditi me thikë një 38-vjeçar dhe fshehu kallashnikovin që e mbante pa leje në banesë, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë (Emri)

Një 45-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës. Sipas bluve shtetasi  Florian Gremi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë një 38-vjeçar dhe më pas fshehu një armë zjarri kallashnikov që e mbante pa leje në banesë . 38-vjeçari mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe mjetin prerës në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Kavajës, po konfliktoheshin 2 shtetas, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, u arrestua në flagrancë shtetasi:

  1. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se është konfliktuar me shtetasin N. M., 38 vjeç, dhe e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta. 38-vjeçari mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Më pas, shtetasi F. G. ka marrë në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov që e posedonte pa leje dhe e ka fshehur në rrugën “Mujo Ulqinaku”, bashkë me thikën me të cilën ka kryer plagosjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.