Goditi me thikë 49-vjeçarin për motive të dobëta, arrestohet i mituri në Gjirokastër

Një 17-vjeçar ka rënë në pranga në Gjirokastër pasi për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin G.H., 49 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori”.

49- vjeçari është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi dje, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. H., 49 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.