Goditi me grusht sekretarin e KZAZ në Kashar, shoqërohet në polici vëzhguesi

Pas përplasjes fizike pranë Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Kashar, vëzhguesi Rei Nozlli është shoqëruar në polici.

Nozlli ka goditur me grusht sekretarin e KZAZ-së dhe forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë. Pas ngjarjes, ai është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e konfliktit ndërsa dyshohet se sherri ka ndodhur, për vota të kandidatëve preferencialë të PS-së.Policia po heton mbi shkaqet e incidentit të rëndë.

Ndërsa bëhet me dije se KZAZ Kashar janë nxjerrë jashtë vëzhguesit, ndërkohë që brenda janë të pranishëm numëruesit. Ende nuk është vendosur se kur do të rinisë procesi i numërimit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 14:30, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 30, në Yrshek, pasi gjatë procesit të numërimit, përfaques të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njeri-tjetrin. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. N., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt, për veprime të metejshme proceduriale.

Në lidhje me pretendimin se në konflikt janë përfshirë dhe punonjës policie, sqarojmë se ky pretendim është i pavërtetë. Vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë e rrethanave të konfliktit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)