Goditi me grusht efektivin dhe i iku nga duart, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me një video të bërë virale në mediat sociale, ku shihet se një i ri godet dhe më pas i ikën nga duart një efektivi të policisë. Sipas bluve të kryeqytetit, F.S, 22-vjeç ka mundur të largohet, por është kapur nga forca të tjera të policisë, bashkë më vëllain e tij. Policia njofton se është arrestuar mw 26 mars F. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Gjithashtu, për këtë rast, ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për vëllanë e 22-vjeçarit, shtetasin Xh. S., 26 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë rreth orës 23:00 të datës 25 mars në rrugën “Aleksandri i Madh”, në Unazë të Re, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë konstatuar shtetasit F. S. dhe Xh. S. (vëllezër), të cilët dyshohet se kanë qenë duke konsumuar lëndë narkotike kanabis.
Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, shtetasi Xh. S. është larguar me vrap, ndërsa shtetasi F. S., gjatë ndalimit, ka kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë. Shtetasi F. S. ka mundur të largohet, por pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera të Policisë, është kapur, së bashku më vëllanë e tij, dhe më pas janë kryer veprimet procedurale, në drejtimin e Prokurorisë.