Goditet rrjeti i shitjes së drogës pranë një shkolle në Tiranë/ Dy të arrestuar dhe një nën hetim

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Interruption”, duke goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike pranë një shkolle.

Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

•D. D., 40 vjeç, dhe

•P. G., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Detajet e rastit

Nga hetimet rezulton se të arrestuarit shisnin doza kokaine dhe kanabisi, ndërsa lëndët narkotike i fshihnin në një lavazh që ishte në përdorim nga shtetasi D. D.

Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi K. L., 19 vjeç, të cilit gjatë kontrollit iu gjet një sasi kanabisi, që dyshohet se e kishte blerë nga shtetasi D. D.

Sendet e sekuestruara

Gjatë kontrolleve të ushtruara, policia sekuestroi:

•220 doza kanabisi,

•20 doza kokaine,

•1 armë të ftohtë (thikë),

•Një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike,

•2 peshore elektronike,

•2 celularë.

Procedimi ligjor

Materialet procedurale për këtë rast i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Policia e Tiranës vijon hetimet për të zbardhur tërësisht aktivitetin kriminal të të arrestuarve dhe për të parandaluar raste të tjera të ngjashme.