Një grup kriminal është goditur pas një operacioni në Antwerp të Belgjikës.
Në pranga ra një shqiptar dhe 4 belgë në kuadër të një operacioni në Antwerp, ndërsa u sekuestrua një sasi prej 672 kilogramë kokaine në një kontejner të ngarkuar me kafe me origjinë nga Kolumbia.
Sipas medias së huaj, nga hetimet u zbulua një 29-vjeçar, i cili dyshohet se i përkiste një organizate që planifikonte trafikun e një ngarkese kokaine.
Të arrestuarit donin të merrnin sasinë e drogës pasi mbërriti në port.
Ndaj të dyshuarve janë vendosur masat e sigurisë dhe mbi ta rëndon vepra penale e trafikimit të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ