Goditen shoferin e kamionit, Gjykata jep vendimin për vëllain e deputetit të PD! Bledjon Nallbati: Ngjarja e …

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Alti Nallbati, vëllai e deputetit Bledjon Nallbati lidhur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në kryqëzimin e qytetit të Bilishtit, ku Alti Nallbati ka goditur një drejtues mjeti të tonazhit të rëndë.

Sipas avokatit, Nevzat Tarelli ka qenë vet prokuroria e Korçës që ka kërkuar detyrim paraqitje për vëllain e deputetit, kërkesë e cila është marrë parasysh nga gjykata e Korçës.

Deputeti Bledjon Nallbati ka akuzuar drejtorin e policisë së Korçës dhe drejtues politik te qarkut të Korçës të PS Niko Peleshi se kanë ndërhyrë në këtë ngjarje, që ka çuar e ne arrestimin e vëllait.

Gjykata e Korçës e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë.

NJOFTIMI I PLOTE:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 06.05.2025 ora 12.30 seanca me objekt: “Vleftësim arrestimi në flagrancë, caktimin e masës së sigurimit “Detyrim per t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit A.N i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” parashikuar nga nenet 274/1 dhe 293 të Kodit Penal.

Gjykata, në përfundim të gjykimit, vendosi: Pranimin e kërkesës. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim per t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për këtë shtetas.