Goditën një makinë, kërcënuan e qëlluan me armë për motive të dobëta në Kukës, shpallen në kërkim dy vëllezërit


Dy vëllezër janë shpallur në kërkim në fshatin Shtiqen të Kukësit.

Dyshohet se shtetasit L.M 27 vjeç, Gj.M 30 vjeç dhe kushëriri i tyre S.M 31 vjeç se për motive të dobëta kanë kanosur dhe goditur me automjet, automjetin e shtetasit S. SH., 49 vjeç, banues në fshatin Shtiqen dhe më pas kanë qëlluar dhe me armë zjarri duke shkaktuar thyerjen e një xhamit të një automjeti të parkuar.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Punohet për kapjen e 3  të rinjve, individualizimin e përgjegjësisë penale të tyre dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.