Goditën me sende të forta 48-vjeçarin në Korçë, arrestohet nje person dhe shpallet në kërkim një tjetër

Një 36-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi ishin përfshirë në një konflikt në Korçë . Sipas policisë shtetasi Dh. L., 36 vjeç  dhe shtetasi A.Q., 26 vjeç kanë  goditur me sende të forta një 48-vjeçar për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pë veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Dh. L., 36 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Q., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta një 48-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta“, thuhet në njoftim.