Policia ka arrestuar tre persona pasi goditën me grushte një polic kufitar në terminalin e portit të Vlorës. Shtetasit e arrestuar janë S. S., 23 vjeç, L. C., 29 vjeç, dhe E. F., 39 vjeç, të dyshuar se pasditen e djeshme, rreth orës 15:30, goditën një punonjës të Policisë së Kufirit dhe Migracionit për motive të dobëta, gjatë detyrës së tij në ambientet e jashtme të Terminalit të Portit Detar Vlorë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Oficerin e Prokurorisë, arrestuan të dyshuarit në flagrancë. Policia ka njoftuar se ata po përballen me akuzën për sulm ndaj punonjësit të policisë gjatë detyrës.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ