Goditen 8 qendra prostitucioni! Vajza nga Kina, Brazili, Peruja dhe Mali i zi shisnin trupin në Shkodër! Kapen “mat” 2 klientë

Tetë qendra prostitucioni janë goditur nga policia në qytetin e Shkodrës.

Pas një hetimi disa mujor, u evidentuan qendrat që ushtronin prostitucion në qytetin e Shkodrës.

D. G., 31 vjeçe, banuese në Peru;
Sh. G., 36 vjeçe, banuese në Azerbajxhani;
V. G, 25 vjeçe, banuese në Peru;
L. R, 27 vjeçe, banuese në Mal të Zi;
S. B, 39 vjeçe, banuese në Mal të Zi;
A. A, 29 vjeçe, banuese në Brazil;
Ch. Zh., 42 vjeçe, banuese në Kinë;
F. K., 29 vjeçe , banuese në Azerbajxhani;
G. M., 38 vjeçe, banuese në Azerbajxhani;
M. L, 22 vjeçe, banuese në Brazil;
M. X., 29 vjeçe, banuese në Kinë;
N. N., 33 vjeçe, banuese në Mal të Zi;
U. G, 39 vjeçe, banuese në Azerbajxhani.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 telefona të markave të ndryshme, 1 tablet, 1 telekamer dhe një shumë e konsiderueshme parash në lekë euro dhe dollarë të përfituara nga ushtrimi i prostitucionit.