Goditën 38-vjeçarin me sende të forta në Kamëz, identifikohen autorët, kushërinj me njëri-tjetrin (EMRAT)
Pas veprimeve intensive hetimore, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy kushërinjtë Marjo Boja 26 vjeç dhe Esjon Boja 30 vjeç, autorë të dyshuar për plagosjen e një 38-vjeçari në rrugën “OSBE” në Kamëz. Ata dyshohet se, për motive të dobëta, e kanë goditur viktimën me sende të forta, pas një përplasjeje me automjet.
Redi Vata i cili mori mjekim për plagët e marra, është jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit në banesën e Marjo Bojës, policia sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Po ashtu, autorët dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “Benz”, i cili është shpallur në kërkim.
Policia vazhdon punën për kapjen e dy autorëve të shpallur në kërkim dhe gjetjen e automjetit. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.