”Godinat e QS-së nuk kanë kushte”, studentët kallëzim në SPAK
8 May, 2023
Studentët kanë ngritur ditën e sotme një kallëzim në SPAK për fondet që janë dhënë për godinat e konvikteve te Qytet Studenti.
Një përfaqësi e studentëve pas kallëzimit në SPAK, kanë deklaruar në media se në godinat konviktore të QS-së nuk ka kushte. Sipas tyre fondet janë shpërdoruar.