“Gjyshit do t’ia hapim në 12 maj” – Rama ironizon Berishën për premtimin e rikthimit të TikTok

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas premtimit të këtij të fundit ndaj një fëmije gjatë protestës së djeshme, ku tha: Gjyshi do ta hapë TikTok-un më 12 maj.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama e ka përdorur këtë deklaratë për të thumbuar Berishën, duke bërë thirrje për “tharjen e kënetës me votë”, një referencë e qartë ndaj opozitës dhe lidershipit të saj.

Kjo përplasje në distancë mes Ramës dhe Berishës vjen në një kohë kur fushata elektorale është intensifikuar dhe mesazhet politike po bëhen gjithnjë e më të ashpra.