Gjyqtarja Irena Gjoka jep dorëheqjen nga dosja “Toyota Auris”, shorti përcakton Erjon Çelën si gjyqtar të ri

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i dosjes së njohur si “Toyota Auris”, ku të pandehur janë Aurel Zarka, ish-kryeprokuror i Vlorës, Erjona Daupaj, ish-oficere gjyqësore, Radovan Çela, avokat, dhe Astrit Vladi. Gjyqtarja ka shpallur dorëheqjen për shkak të konfliktit të interesit, duke pasur parasysh se ajo ka shqyrtuar më parë çështjen e sekuestrimit të pasurive të Suel Çelës, kreu i një organizate kriminale.

Në dosjen “Toyota Auris” është trajtuar një ngarkesë e rëndë akuzash, përfshirë komunikimet në aplikacionin SkyEcc, ku të pandehurit diskutonin mënyrën se si të ndikonin në sistemin e drejtësisë për të hequr sekuestron nga pasuritë e Çelës.

Pas dorëheqjes së Gjokës, shorti elektronik ka përcaktuar Gjyqtarin Erjon Çela për të vazhduar shqyrtimin e çështjes. Kjo dosje mori emrin “Toyota Auris” pas zbulimit të 3.4 milionë euro në dy makina që mbërritën nga Belgjika, para të dyshuara si rezultat i aktivitetit kriminal të trafikut të drogës.

Pas një procesi të gjatë hetimor, vetëm një nga të pandehurit, Astrit Vladi, është dënuar deri tani, ndërsa paratë vazhdojnë të mbeten të sekuestruara.