Gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar, të shtënat me armë para gjykatës në Gjermani! Plagoset babai dhe vëllai i viktimës
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të mërkure para Gjykatës Rajonale në Bielefeld të Gjermanisë, ndërkohë që po zhvillohej gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani.
Sipas raportimeve të Bild, të shtënat ndodhën në momentin kur po shqyrtohej rasti i vrasjes së Nimanit, dhe dyshohet se autor i krimit është Hüseyin Akkurt, 38 vjeç, i cili u arrestua në Bruksel në mes të korrikut të vitit të kaluar.
Si pasojë e të shtënave, forca të shumta policie dhe ambulanca janë dërguar në vendngjarje. Sipas BILD, nga të shtënat janë plagosur babai dhe vëllai i boksierit të ndjerë.
Një nga autorët e sulmit është arrestuar nga policia, ndërsa bashkëpunëtori i tij mbetet ende në arrati.