Gjyqi për ‘Sterilizimin’/ Beqaj në GJKKO: Jam i pafajshëm! SPAK s’më dha vendimin e ….
Lidhur me dosjen e sterilizimit po mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme. I pranishëm ka qenë si i pandehur edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili është arrestuar për fondet e ‘SASPAC”. Gjatë seancës ish-ministri ka thënë që është i pahfajshëm dhe gjithashtu ai vuri theksin te “parimi i gjësë së gjykuar”, duke artikuluar edhe një vendim pushimi të Prokurorisë së Tiranës më parë dhe që për të “janë pafajësi”, bazuar edhe te vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë.
“I kërkova SPAK-ut të më japë një vendim të ish-Krimeve të Rënda, që e ka në arkivë. 5 herë e kam kërkuar dhe s’ma dhanë, e mora tek Kuvendii se ja kishin çuar Komisionit Hetimor. Ai vendim dhe vendimi i Prokuorisë së Tiranës, per mua janë pafajësi sipas parimit të gjësë së gjykuar. Ka dhe vendime unifikuese të Gjykatës së Lartë”, tha ish-ministri.