Gjykata shqyrton sot “Gërdecin“, vendoset për fatin e ish-ministrit

Ditën e sotme në orën 13:00 pritet që të nisë seanca paraprakë për ish-ministrin Mediu.

Sipas informacioneve do të jetë gjyqtarja Irena Gjoka, e cila do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë që Mediu të gjykohet për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorim të detyrës në kuadrin ushtarak.

Vendimi i sotëm është shumë i rëndësishëm pasi SPAK i kërkon gjykatës që të vazhdohet Gjykimi, ndërsa është në dorën e gjyqtares Gjoka nëse kërkesa do të pranohet apo të pushojë hetimet.

Kujtojmë se Mediu është marrë i pandehur nga SPAK, në lidhje me ngjarjen e Gërdecit dhe sipas organit të akuzës  demontimin e armëve   është urdhëruar në mënyrë të paligjshme nga ish-ministri.

Check Also

I akuzuar për trafik droge/ Dënohet me 8 vite burg ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit

Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije përmes një njoftimi se Paul Deda, Leonidha Sejdiaj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *