Gjykata pezulloi çështjen e PD, Mirela Karabina: Vendimi vërteton se ai është kryetar i PD-së!


Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina në një deklaratë për mediat foli për pezullimin e çështjes së PD-së nga Gjykata e Tiranës për regjistrimin e statutit të miratuar nga Kuvendi Kombëtar i datës 2 Shtator.

Ajo u shpreh se pezullimi provon se Lulzim Basha është kryetar i PD-së dhe se u refuzua të vlerësohej nëse fabula e Këshillit Kombëtar online është ndërtuar mbi akte të falsifikuara.

Deklarata e plotë:

Sot në Gjykatën e Tiranë u zhvilluar seanca e radhës për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për regjistrimin e statutit të miratuar nga Kuvendi Kombëtar i datës 2 Shtator.

Vendimi i sotëm i gjykatës provon 2 gjëra:

Së pari që Lulzim Basha është kryetar i Partisë Demokratike dhe;

së dyti që gjyqtari refuzoi të vlerësonte nëse fabula e Këshillit Kombëtar online është ndërtuar mbi akte të falsifikuara.

Ende pa mbaruar procesi e pa folur gjykata është shpërndarë një deklaratë e parapregatitur me qëllim deformimin e të vërtetës.

Edhe pse gjyqtari nuk ja nënshtroi vlerësimit Statutin e datës 2 shtator, deklaruesit pretendojnë se ai është rrëzuar.

Deklarata të tilla të hartuara nga grupime që i kanë shpallur luftë SPAK, si gjithçka tjetër, janë thjesht mashtrime.

Çështja nuk ka lidhje fare me kryetarin e Partisë Demokratike as me funksionimin e PD-së.

Ky gjykim është një procedurë normale e regjistrimit të një statute, që në fakt në funksionimin e PD-së nuk ka asnjë rol pengues.

Aleanca e kullave po bën gjitçka për të zvarritur e marrë peng një proces që nuk e ndal dot.

Ky gjyq, në fakt, i nxori sërisht zbuluar dhe provoi se ata janë bashkë, dhe këtë pseudo aksion e kanë të koordinuar së bashku për t’i hedhur hi syve shqiptarëve dhe për t’i bërë presion SPAKUT.