Gjykata e Lartë ka vendosur të lë sërish në burg Jetmir Olldashin dhe Ervin Salianjin.
Ish-deputeti i PD kërkoi lirinë, por me mospranimin e rekursit mbetet në qeli.
Më datë 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë e refuzoi kërkesën e Salianjit për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli.
Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, pasi në 2018-ën publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime, përmes së cilave pretendonte se vëllai i ministrit të Brendshëm atë kohe, Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Por, nga hetimet e rezultoi se e gjitha ishte një material i montuar, dhe biseda me dëshmitarët e rremë ishte e tëra e simuluar për të ngarkuar vëllain e ish-ministrit.
Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rremë, në lidhje me një denoncim me audio-regjistrim që ka bërë për vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike, por kjo audio rezultoi e montuar.
NJOFTIMI:
Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të giykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, kundër vendimit nr.2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.