Gjykata lë të lirë vëllain e deputetit Eduard Ndreca, e cilëson arrestimin të paligjshëm!


Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Lezhës për Armando Ndrecën, vëllain e deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca.

Armando Ndreca është në “detyrim paraqitje”, pasi u arrestua më 11 prill i përfshirë në kultivimin e kanabisit, ku disa persona kishin kthyer stanin në “shtëpi bari” në Lezhë.

Ashtu si Gjykata e Lezhës edhe Apeli e konsideruan arrestimin e Armando Ndrecës nga policia si të paligjshëm, me arsyetimin se nuk ka prova për përfshirjen e tij në këtë veprimtari.