Gjykata lë në burg Darmend Kelin i cili vrau me thikë Amarildo Hoxhallarin

Gjykata lë në burg Darment Kelin I cili vrau me thikë Amarildo Hoxhallarin. Të njëjtën masë dha gjykata dhe për Ardi Marishta i cili ishte duke drejtuar motorin ku ishte edhe viktima. Marishta akuzohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Para grupit hetimor, Keli ka rrëfyer se ka qenë ngacmimi që Hoxhallari i ka bërë të fejuarës, ai që ka çuar deri në ngjarjen e rëndë. “Përcolla të fejuarën për tek parkimi dhe u ngjita për në shtëpi. Kur dola në ballkon pashë që një motor po e ndiqte dhe fliste duke e ndjekur paralel në makinë. I fola nga ballkoni më pas zbrita. Aty Amarildo Hoxhallari më ofendoi dhe më goditi. Pas përplasjes në një moment e godita me thikën që e kisha marrë nga shtëpia”, ka dëshmuar ai.