Gjykata lë në burg 29-vjeçaren Melisa Hoxhallari, e përfshirë në plagosjen e bashkëshortit nga i dashuri
Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Melisa Hoxhallari, 29-vjeçaren e përfshirë në ngjarjen e rëndë të ndodhur më 5 janar në Fier, pranë zonës së njohur si “Zogu i Zi”. Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtari Alfred Konomi, prokurorja Elona Gixhari dhe avokatja Anisa Varfi.
Hoxhallari u shpall në kërkim pas incidentit të rëndë, ku i dashuri i saj, Klement Beqaj, qëlloi me armë zjarri bashkëshortin e saj, me të cilin ajo kishte një fëmijë. Pas disa javësh në arrati, 29-vjeçarja u arrestua dhe është transferuar në burgun e Pogradecit.
Gjykata ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm për masën e sigurisë, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.