Gjykata Kushtetuese rrëzon ligjin për tatimin mbi profesionet e lira

Gjykata Kushtetuese rrëzon ligjin për tatimin mbi profesionet e lira.

Kështu, është shfuqizuar tatimi 15 deri në 23 përqind për profesionet e lira.

Në seancën e mbajtur sot, vendimi është marrë me votën e shumicës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe u bë publike nga ana e kryetares së GJL, Holta Zaçaj.

Vendimi u mor, pas ankimit të bërë nga Partia Demokratike dhe shoqëria civile.