Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e Arben Ahmetajt për shfuqizimin e sekuestrove të pronave dhe llogarive bankare
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për shfuqizimin e sekuestrove ndaj pronave dhe llogarive bankare. Ahmetaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej korrikut të vitit 2023, është në arrati që nga qershori i vitit të kaluar.
Ish-zëvendëskryeministri është akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Dyshohet se gjatë periudhës së tij si ministër, Ahmetaj ka mundësuar lidhjen e kontratave koncensionare për disa sipërmarrës.
Gjatë dhjetë viteve të tij në qeverisje, Ahmetaj ka mbajtur poste të rëndësishme si drejtues i Drejtorisë së Tatimeve, ministër i Ekonomisë dhe Sipërmarrjes, ministër i Financave, zëvendëskryeministër dhe ministër i Rindërtimit.