Gjykata kushtetuese pezulloi marrëveshjen për refugjatët, mediat italiane: Pezullimi i ratifikimit të marrëveshjes erdhi nga….

Gjykata Kushtetuese vendosi sot të pezullojë ratifikimin për marrëveshjen e refugjatëve me Italinë në Kuvend. Sipas njoftimit, padia do të shqyrtohet më 18 janar, në orën 10:00, ndërsa mazhoranca kishte planifikuar që marrëveshja të votohej në Kuvend më 14 dhjetor.

Lajmi ka marrë vëmendjen e mediave kryesore italiane të cilat janë ndalur gjerësisht te zhvillimet rreth kësaj marrëveshjeje.

Prestigjiozja italiane “La Repubblica”, shkruan se vendimi i Kushtetueses për pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes erdhi pas dy ankesave të bëra nga Partia Demokratike e Tiranës dhe nga deputetë pranë ish-kryeministrit Berisha.

foto galeri

“Gjykata u vu në dyshim nga dy ankesa të paraqitura veçmas nga Partia Demokratike Shqiptare dhe 28 deputetë të tjerë të rreshtuar me ish-kryeministrin e qendrës së djathtë Sali Berisha. Ankesa e pranuar pretendon se marrëveshja bie ndesh me Kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare të cilave Shqipëria aderon. Kjo do të thotë se ratifikimi parlamentar i marrëveshjes pezullohet derisa Gjykata të nxjerrë një vendim, për të cilin ka 3 muaj kohë. Ankesa është caktuar të shqyrtohet më 18 janar 2024.”, shkruan gazeta.