Gjykata Kushtetuese pezulloi marrëveshjen me Italinë për emigrantët, reagimi i parë i Ramës
- 14 December, 2023
Kryeministri Edi Rama nuk komenton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar miratimin në kuvend të marrëveshjes me Italinë për emigrantët.
“Është e drejta e Gjykatës Kushtetuese është e sanksionuar në Kushtetutë. Detyra automatike e Gjykatës kushtetuese për të qëmtuar një marrëveshje ndërkombëtare përpara ratifikimit të saj. Nuk kam asgjë për të komentuar, se nuk shoh asgjë që të lidhet me detyrat e mia” tha Rama.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ