Gjykata e Tiranës “rrëzon” akuzat, rikthen drejtor të AMP-së, Florian Sulejmanin

Florian Sulejmani do të rikthehet në detyrë si Drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Vendimi është marrë nga Gjykata e Tiranës, që ka hedhur poshtë pretendimet se Sulejmani ka shkelur ligjin.

Ai ishte nën hetim për shpërdorim detyre lidhur me procedurën e ndjekur në transferimin e oficerëve të policisë gjyqësore, që dyshohet se është kryer në kundërshtim me legjislacionin përkatës.

Sipas prokurorisë, çështja penale në ngarkim të Sulejmanit ka të bëjë me transferimin e vartësve të Sulejmanit. Në njoftim thuhet se gjykata ka konfirmuar ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm se nga ana e Sulejmanit janë transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim të plotë me parashikimet ligjore të ligjeve “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë Gjyqësore”, dhe për “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”.

Po ashtu, sipas organit të akuzës ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës. Për këto arsye është vlerësuar që të kërkohet masa ndaluese ndaj Sulejmanit, që konsiderohet se garanton një raport të drejtë midis rëndësisë së faktit dhe sanksionit që parashikohet për veprën penale konkrete, me llojin e masës së sigurimit.

VENDIMI I GJYKATËS BERAT

Bazuar në nenet 228, 229, 242, 248 të Kodit të Procedurës Penale dhe neni 248 i Kodit Penal,

VENDOSI:

Vazhdimin e masës së sigurimit personal ndalues të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim Florian Sulejmani, i datëlindjes 20.12.1977, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat dhe Policia Gjyqësore Berat të zbatojë këtë vendim.

Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.
Kundër këtij vendimi (i cili sipas nenit 248 i KPP do të depozitohet i arsyetuar brenda 48 orëve) lejohet të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, afat ky që fillon nga e nesërmja e ditës së njoftimit të këtij vendimi.

Shpalljen e moskompetencës tokësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, në lidhje me çështjen penale me Nr. 179 Regj. Them, Dt.Regj.Them 17.04.2025.

Dërgimin e akteve Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë si gjykatë kompetente tokësore për gjykimin e kësaj çështjeje.

U shpall në Berat, datë 21.04.2025!