Gjykata e Posaçme lë në burg Loran Dushën, u ekstradua nga Zimbabve dy ditë më parë
- 16 June, 2025
Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Loran Dushën që u ekstradua dy ditë më parë nga shteti i Zimbabveve në vendin tonë.
Dusha ishte në kërkim, pasi akuzohet nga SPAK për korrupsion e pastrim parash në lidhje me hetimet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit. Ai ka mbajtur postin e administratorit të inceneratorit, ndërsa nuk ishte i pranishëm në senacën e së hënës, pasi është shtruar në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetesore
Regjistrohu në buletinin tonë informativ