Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shpërdorimit të detyrës në kuadër të kodit ushtarak”.
Gjykata gjithashtu pranoi gjykimi i shkurtuar dhe në datën 24 prill zhvillohet seanca e parë.
Gjykimi i shkurtuar do të zhvillohet për përfituar një të tretën e dënimit në rast se personi, në këtë rast Fatmir Mediu shpallet fajtor, por nuk do të thotë pranim fajësie.
Familjarët e Erison Durdës ditën e sotme nuk ishin të pranishëm si palë gjatë gjyqit.
Dosja për Mediun u hap nga kallëzimi i familjes Durda e cila humbi fëmijën në tragjedinë që u mori jetën 26 personave dhe plagosi 300 të tjerë.
Por ndërsa fati i ish-ministrit do jetë në duart e gjyqtarit paraprak që pritet ta kalojë në gjykim themeli.
Më herët në SPAK janë pyetur një sërë zyrtarësh, dhe jo vetëm, midis tyre edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Berisha.
Veçimi i dosjes për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave, në Gërdecin e hapur ende pritet të hedhë dritë mbi personazhe të tjerë ende të pa marrë nën hetim.