Gjykata e Lezhës lë në burg Jetmir Llanaj për gjobëvënie, avokati e kundërshton masën: Masa është dhënë për të tjera qëllime
Në gjykatën e Lezhës u mbajt seanca për Jetmir Llanaj, 46-vjeçarin i cili akuzohet për pjesëmarrje në një grup kriminal që vendoste gjoba ndaj bizneseve. Gjykata e la në burg Llanajn, por kjo u kundërshtua nga avokati i tij, Marash Ibraj, i cili deklaroi se masa është e paligjshme dhe ka qëllime të tjera për fushatën.
Sipas policisë, Llanaj përdorte dy të mitur dhe dy persona të tjerë për të shpërndarë kërcënime ndaj bizneseve, me qëllimin për të përfituar pasuri të padrejtë. Hetimet për këtë grup kishin nisur tre muaj para operacionit, gjatë të cilit grupi ishte mbajtur nën vëzhgim dhe përgjim.
Dy të miturit u kapën në flagrancë duke tentuar të marrin para nga një biznes, dhe më pas u realizua operacioni për kapjen e Jetmir Llanaj.