Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Berisha mbetet në “arrest shtëpie”

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berishës për ndryshimin e masës së sigurisë.

“Sot edhe nga forma edhe nga përmbajtja ka qenë hapur në kundërshtim me ligjin. Prokurorët duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve se ku qëndron korrupsioni i zt.Berisha. Prokurori, besnikërisht tha se nuk u jap asnjë shpjegim. Këta janë një komisariat politik. Nuk e di se si kjo Gjykatë ka dhënë masën e arrestit nuk bëri një pyetje”, tha midis të tjerash avokati mbrojtës, Genc Gjokutaj.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv dhe ndodhet nën arrest shtëpie  që prej 30 dhjetorit 2023.

Ai ka kërkuar gjithashtu që të jetë prezent edhe në seancat plenare të Kuvendit. Kërkese e cila është rrëzuar nga institucionet e drejtësisë.