Gjykata e Lartë publikon listën e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 125, pika 1 të Kushtetutës dhe nenin 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, ka shpallur listën e kandidatëve për vakancën në Gjykatën Kushtetuese, pas përfundimit të mandatit të znj. Holta Zaçaj.

Procedura për plotësimin e vendit vakant u hap më 11 dhjetor 2024, dhe pas përfundimit të afatit 30-ditor, janë paraqitur 13 kandidatura:

1.Alban Toro

2.Alma Faskaj

3.Asim Vokshi

4.Denar Biba

5.Florjan Ballhysa

6.Genta Tafa

7.Irena Nino

8.Klodian Rado

9.Lulzim Hamitaj

10.Naureda Llagami

11.Nurihan Meta

12.Rezana Balla

13.Sinan Tafaj

Lista e kandidatëve dhe dokumentacioni i dorëzuar prej tyre i janë përcjellë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vlerësimin e përmbushjes së kushteve dhe kritereve ligjore për pozicionin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata e Lartë ka publikuar listën në faqen e saj zyrtare, duke ftuar institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile dhe palët e interesuara të japin opinionet e tyre mbi kandidaturat. Opinionet mund të paraqiten pranë KED, e cila do të shqyrtojë dhe vlerësojë kandidatët për plotësimin e këtij pozicioni të rëndësishëm në sistemin gjyqësor të vendit.