Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin në burg për Fredi Belerin që u arrestua për blerje votash
- 25 July, 2023
Gjykata e Lartë në seancën e kësaj të marte ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 14 majit.
Vendimi u dha sot në dhomën e këshillimit nga gjyqtari Sander Simoni.Ndërkohë më herët Gjykatat e Posaçme, ajo e shkallës së parë dhe e Apelit kanë rrëzuar kërkesat e Belerit.
Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, nën dyshimet se kishte ofruar para për vota në favor të tij.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ