Gjykata e Lartë lë në burg ish-presidentin Ilir Meta

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin “arrest me burg” për Ilir Metën.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkoi lirimin nga qelia ku mbahet i arrestuar prej 21 tetorit 2024. Ish-presidenti dyshohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara CEZ-DIA, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit kanë lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”, duke bërë që Meta prej afro 4 muajsh të mbahet i izoluar te 313-ta. Edhe Monika Kryemadhi me masë sigurie “detyrim paraqitje” ka depozituar rekurs duke e etiketuar masën të paligjshme.

VENDIMI

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimin nr.59 (87-2024-333) date 19.11.2024 te Gjykatës së Posaçme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.