Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 July, 2025
Gjykata e Durrësit ka vendosur pezullimin nga detyra të Hazbi Likës, drejtor i Arsimit Parauniversitar në këtë qytet, për shkak të dyshimeve për shpërdorim detyre.
Hazbi Lika ishte emëruar në këtë pozicion në maj të vitit 2022, duke zëvendësuar juristen Ana Dhamo.